Home / KOSOVA / Ky është qëndrimi i deputetit të LDK-së për grevën e mësimdhënësve

Ky është qëndrimi i deputetit të LDK-së për grevën e mësimdhënësve

Ky është qëndrimi i deputetit të LDK-së për grevën e mësimdhënësve

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga partia LDK, Ismet Beqiri është shprehur se mbështet grevën e mësimdhënësve që ka nisur ditë më parë për ngritje të pagave.

Beqiri, thotë se greva e tyre është e drejtë si dhe është e nxitur nga rritja e pagave të qeveritarëve.“Tani, disa zyrtar gjoja po kërkojnë të zvogëlojnë pagën e tyre, e rrisin pagën, pastaj thonë po e zvogëlojnë, kjo është demagogji, sepse ajo prapë mbetet siq ishte, pagë e lartë.Disa prej tyre as nuk kanë nevojë për paga, jetojnë mjaftë mirë nga mëditjet e shumta dhe..”, ka shkruar ai në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Ai ka përmendur edhe një marrëveshje me SBASHK-un që sipas Beqirit koalicioni parazgjedhor PAN e kishte arritur në këmbim të votave.

“Kur ju duheshin votat, nënshkruanin memorandume me SBASHK-un, e tani dikush prej tyre po i quan greva politike. Me greva,mësimdhënësit dhe punëtorët shëndetësor po kërkojnë një të drejtë që ju takon dhe po mbrojnë dinjitetin e tyre. Para se të flasim për pasojat duhet të flasim edhe për shkaktarët”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë pa ndërhyje:

Të dashur miq,Po bëhen shumë ditë nga greva e mësimdhënësve tonë dhe jo vetëm e tyre.E vërtetë është që nxënësit po dëmtohen, por poashtu është e vërtetë që mësimdhënësit po mbrojnë dinjitetin e tyre.Greva përveq që është e drejtë e tyre, ajo ishte edhe e nxitur me rritjen e pagës së qeveritarëve.Tani, disa zyrtar gjoja po kërkojnë të zvogëlojnë pagën e tyre, e rrisin pagën, pastaj thonë po e zvogëlojnë, kjo është demagogji, sepse ajo prapë mbetet siq ishte, pagë e lartë.Disa prej tyre as nuk kanë nevojë për paga, jetojnë mjaftë mirë nga mëditjet e shumta dhe…

Kur ju duheshin votat, nënshkruanin memorandume me SBASHK-un, e tani dikush prej tyre po i quan greva politike.Me greva,mësimdhënësit dhe punëtorët shëndetësor po kërkojnë një të drejtë që ju takon dhe po mbrojnë dinjitetin e tyre.

Para se të flasim për pasojat duhet të flasim edhe për shkaktarët.I.Beqiri

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com January 25, 2019 8:51 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=411756
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ky është qëndrimi i deputetit të LDK-së për grevën e mësimdhënësve Ky është qëndrimi i deputetit të LDK-së për grevën e mësimdhënësveRating: 4.8