.
Friday , July 19 2019
Home / KOSOVA / Liberalizimi i vizave ‘peng’ i zgjedhjeve në BE

Liberalizimi i vizave ‘peng’ i zgjedhjeve në BE

Liberalizimi i vizave ‘peng’ i zgjedhjeve në BE

Zgjedhjet në Bashkimin Evropian do ta pengojnë dialogun dhe liberalizimin.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të cilat do të mbahen më 23 deri më 26 maj, pritet që ta zvarrisin procesin e heqjes së vizave dhe atë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas njohësve të çështjeve ndërkombëtare dhe integruese, për shkak të përbërjes së re në Bashkimin Evropian fokusi për heqjen e vizave do të bjerë, shkruan Gazeta “Zëri”.

Ata vlerësojnë se heqja e vizave për kosovarët nuk do të jetë në agjendë të BE-së të paktën deri në fund të këtij viti.

Mirëpo të njëjtën gjë nuk e thotë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili shprehet i bindur se liberalizimi do të ndodhë sivjet. Për këtë gjë kryeministri thotë se e ka përkrahjen edhe të shtetit gjerman dhe se pret që atë ta miratojë edhe Finlanda, shtet ky që në qershor do të marrë kryesimin e Presidencës së BE-së.

“Kam ritheksuar se duhet të përshpejtohet hyrja në agjendë të BE-së çështja e liberalizimit të vizave, si një proces i pakthyeshëm, i merituar dhe i drejtë. Me qëndrimin e qartë të Gjermanisë jemi të bindur se edhe Finlanda do të jetë në krah të vendit tonë për ta përmbyllur këtë proces në afat optimal”, ka theksuar Haradinaj të mërkurën.

Mirëpo zgjedhjet në BE përveç ndikimit në liberalizimin e vizave do ta influencojnë edhe procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për shkak të përfundimit të mandatit të përfaqësues së lartë Frederica Mogherinit, e cila deri më tani e ka ndërmjetësuar këtë proces.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com May 16, 2019 10:13 am ne link https://kosovatoday.com/?p=446693
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Liberalizimi i vizave ‘peng’ i zgjedhjeve në BE Liberalizimi i vizave ‘peng’ i zgjedhjeve në BERating: 4.8