Home / KOSOVA / Ministri Bytyqi dhe ambasadori Kosnett marrin pjesë në lansimin e programit “Junior Geeks”

Ministri Bytyqi dhe ambasadori Kosnett marrin pjesë në lansimin e programit “Junior Geeks”

Ministri Bytyqi dhe ambasadori Kosnett marrin pjesë në lansimin e programit “Junior Geeks”

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi së bashku me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett kanë marrë pjesë në ceremoninë e lasnimit të programit “Junior Geeks”e cila është një platëformë gjithëpërfshirëse për nxënës të shkollave të mesme për të diskutuar, hulumtuar dhe mësuar teknologjinë, ndërmarrësinë, shkencën dhe inovacionin.

Me këtë rast ministri Bytyqi, u shpreh se pasuria më të madhe është rinia e mrekullueshme e Kosovës dhe ka falënderuar ShBA-në dhe të gjithë partnerët që po vazhdojnë ta mbështesin arsimin.

Ja postimi i plotw i ministrit Bytyqi:

Sot, së bashku me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, z. Philip Kosnett, kemi marrë pjesë në ceremoninë e lansimit të programit “Junior Geeks”, e cila është një platformë gjithëpërfshirëse për nxënës të shkollave të mesme për të diskutuar, hulumtuar dhe mësuar teknologjinë, ndërmarrësinë, shkencën dhe inovacionin.

Me këtë rast, përgëzova bursistët nga Kosova, të cilët kanë arritur që me angazhimin dhe kreativitetin e tyre, në konkurrencë të madhe nga mbarë bota, të përfitojnë mbështetje financiare për zhvillimin e këtij programi në shkollat e Kosovës.Ne e kemi pasurinë më të madhe rininë dhe kësaj rinie të mrekullueshme i duhet që t’ua krijojmë mundësitë dhe kushtet sepse talentin e kanë, që e tregon edhe ky rezultat i arritur dhe për këtë falënderoj ShBA-të dhe të gjithë partnerët që kanë qenë dhe vazhdojnë të mbështesin arsimin, por edhe çdo sektor tjetër të rëndësishëm në funksion të zhvillimit tonë si shtet dhe si shoqëri.

Gjatë fjalës time në këtë organizim, përmenda shumë angazhime të MAShT që lidhen me fushat në të cilat është i fokusuar ky projekt dhe theksova se Ministria do të jetë gjithmonë e gatshme të mbështesë zhvillimin e programeve nga të cilat përfitojnë të rinjtë tanë.

U shpreha tejet i lumtur që programi “Junior Geeks”, është njëri nga 70 projektet fituese nga mbarë bota (i vetmi nga Evropa Juglindore), i cili ka fituar mbështetje financiar nga Fondi i Bursistëve për Inovacion i Departamentit Amerikan të Shtetit, nëpërmjet Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe Qendrës Inovative të Kosovës.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 21, 2019 5:11 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=429648
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ministri Bytyqi dhe ambasadori Kosnett marrin pjesë në lansimin e programit “Junior Geeks” Ministri Bytyqi dhe ambasadori Kosnett marrin pjesë në lansimin e programit “Junior Geeks”Rating: 4.8