Home / KOSOVA / Ndërtimi i Hidrocentrali në Lumbardh, Haradinaj merr vendim të papritur

Ndërtimi i Hidrocentrali në Lumbardh, Haradinaj merr vendim të papritur

Ndërtimi i Hidrocentrali në Lumbardh, Haradinaj merr vendim të papritur

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Hidrocentrali në Lumbardh siç duket nuk do të ndërtohet.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procedurave për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar për këtë vendim, pas protestës e cila u zhvillua në sheshin e qytetit të Pejës, për të kundërshtuar projektin ne fjalë.

Sipas tij, projektet të cilat bien ndesh me interesat e banorëve të zonës së Rugovës, asnjëherë nuk do të kalojnë.

“Pas protestës së qytetarëve në Pejë dhe shqetësimeve legjitime të ngritura në takim nga përfaqësuesit e komunitetit rugovas rreth projektit të ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh, nga Ministria e linjës kam kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procedurave të mëtejme deri në krijimin e një pasqyre të qartë dhe të gjithanshme për shkallën e ndikimit të këtij projekti në mjedis”.

“Projektet të cilat bien ndesh me interesat e banorëve të zonës së Rugovës, asnjëherë nuk do të kalojnë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 25, 2019 3:01 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=432304
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ndërtimi i Hidrocentrali në Lumbardh, Haradinaj merr vendim të papritur Ndërtimi i Hidrocentrali në Lumbardh, Haradinaj merr vendim të papriturRating: 4.8