Home / KOSOVA / Punoi 12 vjet në aviacion të Evropës, nuk pranohet në punë në Kosovë

Punoi 12 vjet në aviacion të Evropës, nuk pranohet në punë në Kosovë

Punoi 12 vjet në aviacion të Evropës, nuk pranohet në punë në Kosovë

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Me 12 vjet punë në aviacion të Evropës, në Kosovë as që merret para sysh

Avdi Shala ka studiuar për aviacion ajror në Gjermani, derisa ka edhe njohuri e përvojë në këtë fushë.

Ai, në 12 vjetët e fundit, ka punuar nëpër institucione të ndryshme të aviacionit në Evropë.

Pavarësisht tërë bagazhit që ka, ai nuk arriti të futet as në listën e ngushtë për pozitën e zëvendësdrejtorit në Agjencinë për Aviacion Ajror, raporton KTV.

Ky konkurs u hap nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa Shala ankohet se me qëllim u eliminua nga lista e ngushtë nga komisioni përzgjedhës.

Sipas tij, kjo është bërë që kandidatët e përzgjedhur të mos kenë konkurrentë, pasi nuk kanë kualifikimin e duhur.

Shala, i dëshpëruar, ka ushtruar ankesë pranë komisionit përgjegjës, por nuk ka shpresë se do të vendoset diçka në favor të tij.

Në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se përzgjedhja do të bëhet bazuar në ligjet në fuqi.

“Sipas informatave që kemi, ende nuk është bërë përzgjedhja dhe nuk po e kuptoj si është e mundur të ushtrohet ankesë në një procedurë që ende nuk ka përfunduar. Gjithsesi që çdo vendim duhet të jetë i bazuar në rregulla dhe ligje dhe transparenca do të jetë në çdo vendim lidhur me këtë çështje”, ka thënë Argjend Zenaj – Ministria e Infrastrukturës

Sidoqoftë, Shala po mendon ta lërë vendin, pasi ka marrë oferta për punë nga shteti gjerman, por mënyra si Kosova po injoron kuadrot, thotë se është dëshpëruese.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com April 12, 2019 9:57 am ne link https://kosovatoday.com/?p=440763
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Punoi 12 vjet në aviacion të Evropës, nuk pranohet në punë në Kosovë Punoi 12 vjet në aviacion të Evropës, nuk pranohet në punë në KosovëRating: 4.8