Home / KOSOVA / SBASHK nuk i bindet vendimit të Gjykatës për kompensimin e orëve, ja veprimi i radhës

SBASHK nuk i bindet vendimit të Gjykatës për kompensimin e orëve, ja veprimi i radhës

SBASHK nuk i bindet vendimit të Gjykatës për kompensimin e orëve, ja veprimi i radhës

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Hidhet poshtë padia e SBASHK-ut kundër vendimit për kompensimin e orëve.

SBASHK-u përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Gjykata Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë si të pabazuar padinë e kësaj sindikate ndaj MASHT-it për vendimin për zëvendësimin e orëve gjatë grevës së mësimdhënësve.

SBASHK ka paralajmëruar se për këtë vendim të Gjykatës Themelore do t’i drejtohet asaj të Apelit.

“SBASHK-u është me arsye i pakënaqur me Aktgjykimin A.nr.552/19 lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për çështje administrative dhe prandaj do t’i drejtohet me ankesë Gjykatës së Apelit të Kosovës me kërkesën që të anulohet ky Aktgjykim sepse konsiderojmë se , veç tjerash, Gjykata Themelore në Prishtinë për të sjellë Aktgjykimin e saj në dobi të vendimit të pabazuar në ligj të MASHT-it lidhur me kompensimin e orëve të humbura në grevën e Janarit, nuk është bazuar në argumente , por në emocione momentale e madje fitohet përshtypja se edhe ka qenë e ndikuar politikisht nga deklaratë e disa prej institucioneve, debateve të një pjese të deputetëve në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit dhe nga individë të ashtuquajtur Këshillë të Prindërve”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com May 15, 2019 3:22 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=446561
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . SBASHK nuk i bindet vendimit të Gjykatës për kompensimin e orëve, ja veprimi i radhës SBASHK nuk i bindet vendimit të Gjykatës për kompensimin e orëve, ja veprimi i radhësRating: 4.8