Home / KOSOVA / Shërbimit Korrektues në grevë, kërkojnë paga të barabarta me policinë

Shërbimit Korrektues në grevë, kërkojnë paga të barabarta me policinë

Shërbimit Korrektues në grevë, kërkojnë paga të barabarta me policinë

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Punëtorët e Shërbimit Korrektues në protestë, kërkojnë koeficientë të barabartë me Policinë e Kosovës.

Të pakënaqur me koeficientin e pagave janë shprehur edhe punëtorët e shumë qendrave Korrektuese në Kosovë.

Për këtë arsye, sindikalistët e Shërbimit Korrektues kanë dalë sot në protestë nga ora 08:00 deri në ora 09:00.

Punëtorët e Shërbimit Korrektues janë duke kërkuar koeficientë të barabartë me Policinë e Kosovës dhe që rrezikshmëria e tyre të jetë 40%, duke shtuar se puna e tyre nuk është aspak e lehtë.

Protesta sot është zhvilluar në Qendrën Korrektuese të Dubravës, asaj të Lipjanit si dhe të Sigurisë së Lartë, shkruan indeksonline.

Portali ka siguruar edhe disa fotografi të protestës tek Burgu i Sigurisë së Lartë, përderisa një protestë e ngjashme është paralajmëruar të zhvillohet të enjten para objektit të Ministrisë së Drejtësisë.

Ndryshe Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës në nivel Kosove, ka thënë se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen përmes kësaj protestë njëorëshe, ata do ta diskutojnë mundësinë edhe për protesta në Prishtinë.

“Përmes ministrit të Drejtësisë kemi kërkuar që Ligji për Paga të mos kalojë. Me të vërtetë është bërë një padrejtësi, kemi një punë bukur të rëndë, në shumë raste edhe ne kemi të lënduar, dhe le të trajtohemi ashtu siç e meritojmë”, ka thënë Sadikaj.

Së fundmi në Kosovë, të pakënaqur me Ligjin për paga janë shprehur disa sektorë publik. Pakënaqësia e tyre ka rezultuar me protesta e greva, ku shquhet ato të mësimdhënësve dhe të mjekëve.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 11, 2019 10:30 am ne link https://kosovatoday.com/?p=422580
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Shërbimit Korrektues në grevë, kërkojnë paga të barabarta me policinë Shërbimit Korrektues në grevë, kërkojnë paga të barabarta me policinëRating: 4.8