Home / KOSOVA / Shpend Ahmeti me kritika të ‘ashpëra’ ndaj Bashkimit Evropian

Shpend Ahmeti me kritika të ‘ashpëra’ ndaj Bashkimit Evropian

Shpend Ahmeti me kritika të ‘ashpëra’ ndaj Bashkimit Evropian

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Shpend Ahmeti ka drejtuar disa kritika të ashpëra ndaj Bashkimit Evropian.

Ahmeti e ka akuzuar Brukselin se po hesht përballë përpjekjeve të Serbisë për të penguar integrimin të serbëve të Kosovës në institucionet e vendit.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai i ka bërë thirrje BE’së që “ta ndërprejë heshtjen ndaj politikës së Serbisë kundër serbëve të Kosovës.

“Përderisa Beogradi zyrtar e ka dinamizuar aktivitetin e tij politik kundër integrimit të serbëve të Kosovës, Bashkimi Evropian vazhdon heshtjen”, ka shkruar Ahmeti.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi ka inkurajuar sot serbët e Kosovës të mos përfshihen në institucionet e Kosovës, si dhe të dalin nga ushtria e Kosovës e cila sipas tij “shërbimin e vetëm që mund ta kryejnë është vrasja e serbëve”. Me sa duket përvoja e tij në Bosnje dhe në Kosovë po e ridëshmon doktrinën e tij për ushtrinë, kur ushtria “jugosllave” vriste shtetasit e saj, me mbështetjen dhe bekimin politik të partisë së atëhershme të Vuçiqit. Kritika e vetme e tyre ishte se ajo nuk ishte mjaft “efikase””, ka deklaruar Ahmeti.

“Nga ana e saj, kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq që i rikujton shqiptarëve se “jemi në shekullin XXI”, po i mungon vetëm edhe citimi i “babait të kirurgjisë serbe“, Vladan Gjorgjeviqit, për “shqiptarët me bisht””, thekson ai.

“Po dhuna politike e Serbisë shtetërore kundër (integrimit të) serbëve të Kosovës bëhet edhe më e drejtëpëdrejtë kur Marko Gjuriqi ushtron sot presion të drejtëpëdrejtë shtetëror ndaj ministres së re të Kosovës për Bujqësi, Dijana Zhiviq, me gjuhën e njëjtë të Millosheviqit, që “bashkëpunimi i serbëve me institucionet e Kosovës qenka veprim kundër interesave të kombit serb””, shprehet Ahmeti.

“Përsëri asnjë reagim nga Brukseli”, thekson ai.

“Emërimi i Dijana Zhiviqit, si grua dhe si pjesëtare e komunitetit serb të Kosovës, është për t’u përshëndetur. Ajo, si dhe çdo qytetar që dëshiron të jetojë në paqe dhe të bashkëjetojë në harmoni me qytetarët e përkatësive të ndryshme etnike në Kosovë duhet të mbrohet nga institucionet dhe shoqëria jonë kundër presioneve të qeveritarëve të Serbisë”, ka deklaruar Ahmeti.

Ai ka shtuar se “ministrja e re e Bujqësisë e Republikës së Kosovës duhet të mbrohet nga Qeveria e Serbisë dhe të gjykohet vetëm se mbi performansën e politikat e saj në sektorin e bujqësisë”.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 27, 2019 9:41 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=433923
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Shpend Ahmeti me kritika të ‘ashpëra’ ndaj Bashkimit Evropian Shpend Ahmeti me kritika të ‘ashpëra’ ndaj Bashkimit EvropianRating: 4.8