Home / KOSOVA / Sot dita e çlirimit të Kosovës, 20 vjet nga hyrja e NATO-s

Sot dita e çlirimit të Kosovës, 20 vjet nga hyrja e NATO-s

Sot dita e çlirimit të Kosovës, 20 vjet nga hyrja e NATO-s

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Sot bëhen 20 vjet që kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe gjenocidit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës.>
Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, i parapriu një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe (ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve) dhe pas shumë masakrave të kryera ndaj civilëve shqiptarë.Hyrja e trupave të NATO-s u bë pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson.këtë marrëveshje, Serbia ishte detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saja policore dhe ushtarake nga Kosova.

Dita e Çlirimit të Kosovës, së bashku me pavarësinë, konsiderohen si ngjarje që kanë shënuar kthesën më të madhe në histori.Me rastin e shënimit të 20-vjetori ti të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, në Kosovë kanë ardhur ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright, dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Me këtë rast, nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.Ndërsa nga ora 14:00 do të jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e bustit të ish-sekretares Albright.Ndërkaq në orën 15:00, do të bëhet vizitë në Bulevardin ‘Bill Clinton’, afër shtatores së ish-presidentit Clinton.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com June 12, 2019 10:22 am ne link https://kosovatoday.com/?p=451383
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Sot dita e çlirimit të Kosovës, 20 vjet nga hyrja e NATO-s Sot dita e çlirimit të Kosovës, 20 vjet nga hyrja e NATO-sRating: 4.8