Home / KURIOZ / Babai pranoi më se 15 mijë telefonata, pas mahisë nga fëmijët e tij me reklamën ku kërkonin t’ia uronin ditëlindjen (Video)

Babai pranoi më se 15 mijë telefonata, pas mahisë nga fëmijët e tij me reklamën ku kërkonin t’ia uronin ditëlindjen (Video)

Babai pranoi më se 15 mijë telefonata, pas mahisë nga fëmijët e tij me reklamën ku kërkonin t’ia uronin ditëlindjen (Video)

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Chris Ferry nga New Jersey i Shteteve të Bashkuara, pranoi mijëra urime për ditëlindje, pas mahisë që bëri i biri tij me një reklamë gjigante.

Megjithëse mbushë 62-vjet më 16 mars, atë e telefonuan më se 15 mijë herë dhe i dërguan shumë mesazhe nga të panjohurit, nga Gjermania dhe Afrika, pasi që  reklama doli në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Michael dhe Chris Jr, të njohur për mahitë e ndryshme në internet, vendosën të shpenzojnë 2,000 dollarë për këtë billboard, pasi nuk dinin çfarë t’i blinin për ditëlindje.

“Ishte e këndshme, deri sot në mëngjes. Pastaj më vinte t’i mbysja, sepse telefonatat më lodhën” ka thënë Ferry, pas interesimit të mediave.

Që kur ishin të vegjël, ata e kishin zakon të mahiteshin me babanë për ditëlindje, duke i kërkuar fshehtas kamerierit që të sjellë tortë me qira, rreth datës së ditëlindjes së tij.

Ata vendosën ta vazhdojnë traditën, duke huazuar për disa ditë reklamën gjigante, ku e vendosën edhe numrin e babai të tyre dhe kërkesën për urimet. /Telegrafi/

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com March 14, 2019 1:40 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=437383
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Babai pranoi më se 15 mijë telefonata, pas mahisë nga fëmijët e tij me reklamën ku kërkonin t’ia uronin ditëlindjen (Video) Babai pranoi më se 15 mijë telefonata, pas mahisë nga fëmijët e tij me reklamën ku kërkonin t’ia uronin ditëlindjen (Video)Rating: 4.8