Home / INTERESTING / “Mullarët” e Monet shitet në ankand për 110,7 milionë dollarë

“Mullarët” e Monet shitet në ankand për 110,7 milionë dollarë

“Mullarët” e Monet shitet në ankand për 110,7 milionë dollarë

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Një pikturë e serisë ‘Meules’ (‘Mullarët e kashtës’) e piktorit francez Claude Monet u ble në Nju Jork për 110,7 milionë dollarë gjatë ankandit të organizuar nga shtëpia ‘Sotheby’.

Kjo shumë regjistron një rekord botëror për artistin. Çmimi përfshin komisionin dhe shpenzimet.

Kjo është hera e parë që një pikturë impresioniste kapërcen pragun simbolik të 100 milionë dollarëve.

Piktura e përmasave 72×92 është pjesë e një koleksioni të pikturuar nga Monet gjatë stinës së dimrit 1890-1891 në shtëpinë e tij në Giverny, Normandi.

Një vepër tjetër e serisë “Meules” u shit në nëntor të 2016 nga shtëpia Christie’s në Nju Jork për 81,4 milionë dollarë.

Ashtu si kjo kopje unike, piktura e shitur një ditë më parë paraqet një mullar me bar në perëndim të diellit./Atsh/

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com May 16, 2019 10:24 am ne link https://kosovatoday.com/?p=446754
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . “Mullarët” e Monet shitet në ankand për 110,7 milionë dollarë “Mullarët” e Monet shitet në ankand për 110,7 milionë dollarëRating: 4.8