Home / KURIOZ / Shpëtohen 47 mace që jetonin në kushte shumë të vështira në shtëpinë e një pensionisteje (Foto)

Shpëtohen 47 mace që jetonin në kushte shumë të vështira në shtëpinë e një pensionisteje (Foto)

Shpëtohen 47 mace që jetonin në kushte shumë të vështira në shtëpinë e një pensionisteje (Foto)

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Zyrtarëve të një organizate që merret me mirëqenien e kafshëve, iu deshën tri ditë për t’i nxjerrë 47 mace, nga shtëpia e një pensionisteje në Londër.

James Elford ishte n mesin e tre veterinerëve, që mbetën të habitur se si mbijetuar gjallesat në kushte shumë të vështira dhe papastërti enorme, transmeton Telegrafi.

“Fillimisht, na kanë thënë se janë 60 mace dhe morëm frymë thellë, nga frika e asaj se çfarë na pret” ka thënë Elford.

Megjithatë, doli se ishin më pak, ndërsa vetëm disa prej tyre kishin lëndime të lehta, teksa qëndronin të fshehura në skajet më të thella të shtëpisë.

Besohet se e moshuara ishte shumë e lodhur të merrej me mirëmbajtjen e ambientit të brendshëm, megjithëse i ushqente mirë macet dhe i mbante të ngopura.

E njëjta organizatë, para dy vitesh kishte marrë prej saj 73 mace, të gjetura në situatë të ngjashme. Nga frika se nuk do të adoptohen me jetën normale, 64 prej tyre i kanë mbytur me një sistem pa dhimbje.

Kësaj here, pensionistja ka vendosur të bashkëpunojë me veterinerët, që e bindën se macet e saj do jenë mirë dhe do të dërgohen në qendra të sigurta. /Telegrafi/

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com April 16, 2019 8:54 am ne link https://kosovatoday.com/?p=441598
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Shpëtohen 47 mace që jetonin në kushte shumë të vështira në shtëpinë e një pensionisteje (Foto) Shpëtohen 47 mace që jetonin në kushte shumë të vështira në shtëpinë e një pensionisteje (Foto)Rating: 4.8