Home / KOSOVA / 3 emra që mund të dëshmojnë për Telekomin sipas Milaim Zekës

3 emra që mund të dëshmojnë për Telekomin sipas Milaim Zekës

3 emra që mund të dëshmojnë për Telekomin sipas Milaim Zekës

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Është mbajtur mbledhja e Komisionit Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala.

Milaim Zeka, anëtar i këtij komisioni parlamentar ka propozuar 3 emra. Sipas tij ka ekzistuar një departament në PTK që është quajtur departamenti kundër mashtrimeve në PTK.

“Ky departament është shuar pikërisht nga nënshkrimi i kontratës së Z-Mobile dhe Sim2Sim. Ata persona që kanë qenë në këtë departament janë: Arsim Gjinovci, Muhamet Xhemajli dhe Shkëlzen Blakaj. Besoj se këta persona kanë me na dhënë informata shumë të rëndësishme për komisionin” është shprehur Zeka

Kryetari i Komisionit, Visar Ymeri ka propozuar që në listën e të intervistuarve të ftohen edhe drejtorët e kompanive me të cilat PTK-ja ka nënshkruar kontrata.

“Lista është bërë nga propozimet nga anëtarët e komisionit dhe kjo listë do të përmirësohet nëse ka nevojë për shtim të emrave. Në listën e dëshmitarëve për tu intervistuar të thirren të gjithë drejtorët e kompanive me të cilët PTK-ja ka nënshkuar kontrata” ka thënë Ymeri

Në pikën e dytë të diskutimit është kërkuar që të vazhdohet pa prezencën e mediave përshkak se diskutohet çështja e ekspertëve që do të kontraktohen për të hetuar gjendjen e PTK-së dhe ata janë emra të përveçëm.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com May 15, 2019 3:14 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=446534
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . 3 emra që mund të dëshmojnë për Telekomin sipas Milaim Zekës 3 emra që mund të dëshmojnë për Telekomin sipas Milaim ZekësRating: 4.8