.
Saturday , July 20 2019
Home / KOSOVA / A po kontrabandën mallrat serbe?

A po kontrabandën mallrat serbe?

A po kontrabandën mallrat serbe?

Nga Ministria e Tregtisë thonë se s’ka kontrabandë të mallrave serbe

Durim Limaj, shefi i Kabinetit i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë parimet për vendosjen e taksës kanë qenë ekonomike, për shkak të barrierave që këto dy vende i kanë vendosur Kosovës.

Limaj ka thënë se qytetarët janë vetëdijesuar pas tarifës ndaj produkteve serbe dhe numri i këtyre produkteve është shumë simbolik në raftet e dyqaneve në Kosovë.

“Vendosja e flamujve ka ndikuar shumë te qytetarët dhe ata e kanë shumë të vështirë të blejnë produkte të Serbisë dhe të shkojnë e ta paguajnë në arkë”, ka thënë ai në “Përballje” në RTV Dukagjini.

Shefi i Kabinetit i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se deri më tani ka vetëm aludime sa i përket kontrabandës së mallrave serbe.

“Pas përmendjes së kontrabandës, ministri Shala ka vendosur që të rrisë inspektimin se mos po ushtrohet kontrabandë. Deri më sot në bashkëpunim me Doganën dhe ATK janë bërë mbi njëmijë inspektime në gjithë Kosovën. Në bazë të këtyre rezultateve në asnjë rast nuk është evidentuar kontrabandë, pra produktet ose kanë dudat e rregullta doganore ose kanë paguar taksën 100%”.

“…Nuk ka raste të prekshme sa i përket kontrabandës të mallrave serbe. Përderisa nuk ka rezultuar me gjetje të kontrabandës, ato mund të jenë vetëm aludime”.

Limaj ka thënë se pas vendosjes së taksës, pala boshnjake ka pasur një reflektim pozitiv madje kanë kërkuar nga ne që të kemi mirëkuptim për shkak të konstalacionit politik.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com April 16, 2019 9:42 am ne link https://kosovatoday.com/?p=441645
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . A po kontrabandën mallrat serbe? A po kontrabandën mallrat serbe?Rating: 4.8