.
Saturday , July 20 2019
Home / NEWS / Basha: Shqipëria, si Europa, ne e kemi bërë zgjedhjen!

Basha: Shqipëria, si Europa, ne e kemi bërë zgjedhjen!

Basha: Shqipëria, si Europa, ne e kemi bërë zgjedhjen!

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha po mundohet të mbajë gjallë frymën e protestës mes mbështetësve të tij, e këtë e tregon edhe me reagimin e fundit në rrjetet sociale, ku përsërit prej së shtunës mbrëma të njëjtin mesazh që dha edhe gjatë protestës së fundit të dhunshme kombëtare.

“Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj, që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata!”, shkruan Basha në Facebook.

Ai gishtin e përgjegjësisë e drejton te kryeministri Edi Rama.

“Ky kryeministër hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin. Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane”, thekson kryetari i opozitës Basha.

Sipas tij, populli tani i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet. Basha e mbyll reagimin e tij me togfjalëshin Shqipëria, si Europa të shkruar në një “hashtag”. /Telegrafi/

Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata! Ky kryeminister hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin. Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet! #shqiperiasieuropa

Posted by Lulzim Basha on Monday, April 15, 2019

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com April 15, 2019 12:30 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=441412
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Basha: Shqipëria, si Europa, ne e kemi bërë zgjedhjen! Basha: Shqipëria, si Europa, ne e kemi bërë zgjedhjen!Rating: 4.8