.
Monday , July 15 2019
Home / BOTA / Deklaratat e Metës për Kosovën, vjen reagimi i Bërnabiq

Deklaratat e Metës për Kosovën, vjen reagimi i Bërnabiq

Deklaratat e Metës për Kosovën, vjen reagimi i Bërnabiq

Bërnabiq ka reaguar ndaj deklaratave të Metës për Kosovën.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), që po mbahet në Sarajevë ka kërkuar nga Bosnja e Hercegovina (dhe të tjerët), të njohin realitetin në Kosovë.

“Është realitet se Kosova është vend i pavarur dhe sovran”, ka thënë ai para se të fliste kryeministrja serbe, Bërnabiq.

“S’kemi si të shtiremi sikur kemi bashkëpunim të mirë rajonal nëse disa nga pjesëmarrësit e SEECP-it bëjnë gjithë çfarë munden për të përjashtuar disa shtete nga mundësia që të kenë dobi nga nisma rajonale”, ka thënë Meta.

E ndaj kësaj deklarate të Metës, ka reaguar kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e cila ka thënë se SEECP nuk e njeh të ashtuquajturën Republikë e Kosovës, sikurse edhe nikoqiqi, Bosnja e Hercegovina

“SEECP nuk e njeh të ashtuquajturën Republikë e Kosovës, sikurse edhe nikoqiqi, Bosnja e Hercegovina, prandaj nga pikëpamja diplomatike është më korrekte që kjo të respektohet”, ka thënë Bërnabiq, shkruan mediat serbe, transmeton lajmi.net.
Ajo në këtë kontekst ka përmendur edhe Rumaninë, Greqinë e Moldavinë.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com July 9, 2019 4:24 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=454529
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Deklaratat e Metës për Kosovën, vjen reagimi i Bërnabiq Deklaratat e Metës për Kosovën, vjen reagimi i BërnabiqRating: 4.8