Home / BOTA / Gjashtë të vdekur nga zjarri në një spital psikiatrik në Ukrainë

Gjashtë të vdekur nga zjarri në një spital psikiatrik në Ukrainë

Gjashtë të vdekur nga zjarri në një spital psikiatrik në Ukrainë

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Gjashtë vetë vdiqën pasi zjarri përfshiu një spital psikiatrik në qytetin Odesa të Ukrainës, thanë autoritetet.

Pesë persona u shtruan në spital si pasojë e helmimit me monoksid karboni, njoftoi Shërbimi Emergjent i Ukrainës.

Sipas gazetarit të Radios Evropa e Lirë, të vdekurit përfshijnë një infermiere dhe pesë pacientë.

Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë.

Policia hapi një hetim penal për shkelje të mundshme të legjislacionit të sigurisë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha se i vjen keq për “tragjedinë e tmerrshme” dhe udhëzoi kryeministrin Volodymyr Hroysman që të ngrejë një komision për hetime.

Zjarret vdekjeprurëse nuk janë të rralla në Ukrainë për shkak të infrastrukturës së vjetër dhe masave të dobëta të sigurisë.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com June 11, 2019 11:48 am ne link https://kosovatoday.com/?p=451112
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Gjashtë të vdekur nga zjarri në një spital psikiatrik në Ukrainë Gjashtë të vdekur nga zjarri në një spital psikiatrik në UkrainëRating: 4.8