Home / LAJME / Goditje me dru e prerje me thikë, shqiptari maltreton gruan se nuk zbatonte Kanunin

Goditje me dru e prerje me thikë, shqiptari maltreton gruan se nuk zbatonte Kanunin

Goditje me dru e prerje me thikë, shqiptari maltreton gruan se nuk zbatonte Kanunin

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për dhunë ndaj gruas. Sipas mediave italiane, 34-vjeçari me inicialet J.S., keqtrajtonte gruan e tij 26-vjeçare, gjithashtu shqiptare.

Ai ushtronte dhunë fizike dhe verbale ndaj të shoqes, me argumentin se ajo nuk i bindej.

Mediat italiane shkruajnë se ai i kërkonte asaj që t’i përmbahej rregullave kanunore, ndërsa i kërkonte që të mos ulej në tavolinë me njerëzit e saj, ndërsa i kërkonte t’i dorëzonte edhe pagën mujore.

Dhuna që ai ushtronte ndaj të shoqes, sipas mediave italiane ishte brutale, ndërsa në një rast, thuhet se ai e ka goditur atë me një dru në fytyrë duke i thyer dhëmbët e përparmë.

Kur gruaja, pas dhunës së vazhdueshme i kishte kërkuar atij divorcin, 34-vjeçari e kishte ulur në një karrige, duke i lidhur këmbët dhe duart, ndërsa në gojë i kishte futur një çorape në mënyrë që ajo mos bërtiste, e më pas i kishte prerë pëllëmbën e dorës me thikë, duke e kërcënuar të shkonte edhe më tej.

Ka qenë 26-vjeçarja ajo e cila e ka denoncuar dhunën e vazhdueshme të bashkëshortit në polici, e pas kësaj 34-vjeçari u dërgua në qeli. /panorama.al/

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com April 17, 2019 9:46 am ne link https://kosovatoday.com/?p=441941
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Goditje me dru e prerje me thikë, shqiptari maltreton gruan se nuk zbatonte Kanunin Goditje me dru e prerje me thikë, shqiptari maltreton gruan se nuk zbatonte KanuninRating: 4.8