.
Friday , July 19 2019
Home / KOSOVA / Jahjaga pas skandalit me fotogafinë e Brovinës: Ende nuk po më besohet se çfarë po shoh, dëgjoj e lexoj!

Jahjaga pas skandalit me fotogafinë e Brovinës: Ende nuk po më besohet se çfarë po shoh, dëgjoj e lexoj!

Jahjaga pas skandalit me fotogafinë e Brovinës: Ende nuk po më besohet se çfarë po shoh, dëgjoj e lexoj!

Pas skandalit me fotografinë e publikuar nga deputetja Flora Borovina ka reaguar Atifete Jahjaga.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se dje dhe sot është kthyer mbrapsht i tërë angazhimi i bërë për t’u ofruar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë një jetë normale- larg frikës nga dhuna dhe larg frikës se e kaluara mund të përsëritet.

Në një status në llogarinë e saj në Facebook, Jahjaga ka shkruar se dje dhe sot janë dhunuar sërish mijëra të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ajo i ka bërë thirrje prokurorisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse të sigurisë e drejtësisë që, sa më parë, të zbulojnë autenticitetin e burimin e fotografisë dhe motivin për publikimin e tij bash në këtë kohë.

“Më shumë vëmendje kam përcjellë zhvillimet e djeshme dhe të sotme që pasuan publikimin e pamjeve të rënda, me përmbajtje dhe origjinë tani të dyshimtë, nga një deputete e Kuvendit të Kosovës, e cila pretendonte se fotografia që mbante në duar gjatë një konference për gazetarë tregon dhunimin e një gruaje shqiptare nga forcat serbe gjatë luftës.

Ende nuk po më besohet se çfarë po shoh, dëgjoj e lexoj!

Si çdo herë kur dikush- pa kurrfarë të drejte, me motive të panjohura e me informata të paverifikuara- del e fol në emër të grupit ndoshta më të margjinlizuar të shoqërisë sonë, ne mbesim dëshmitarë të pafuqishëm të një spektakli të neveritshëm politik e medial.

Dje dhe sot janë dhunuar sërish mijëra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë!
Dje dhe sot është kthyer mbrapsht i tërë angazhimi që kemi bërë për t’u ofruar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë një jetë normale- larg frikës nga dhuna dhe larg frikës se e kaluara mund të përsëritet.

Janë minuar përpjekjet tona për t’u ofruar qasje në drejtësi mijëra grave e burrave të dhunuar nga forcat policore dhe ushtarake serbe gjatë luftës së 1998-1999!
I bëjë thirrje prokurorisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse të sigurisë e drejtësisë që, sa më parë, të zbulojnë autencitetin e burimin e fotografisë dhe motivin për publikimin e tij bash në këtë kohë. E vërteta mbi skandalin e djeshëm duhet të zbardhet sa më parë në mënyrë që kryesit e këtij manipulimi që na ka shokuar e irrituar të gjithëve të marrin dënimin e merituar!

Poashtu, u bëjë thirrje mediave që të mos shkaktojnë irritim të mëtejmë të të mbijetuarve, familjarëve të tyre dhe publikut me plasimin e informatave të paverifikuara mirë dhe me hamendësime mbi prapavijat e veprimit të djeshëm të deputetes.
Institucionet e drejtësisë duhet ta kryejnë punën e vet.

Një gjë më duhet ta theksoj: Nuk mund të na dekurajojë askush nga qëllimi ynë për të kërkuar drejtësi për të gjitha viktimat e krimit që Serbia ka kryer mbi popullin tonë. As dje, as sot, as kurrë“, ka shkruar në Facebook, Atifete Jahjaga.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com May 17, 2019 7:41 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=446971
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Jahjaga pas skandalit me fotogafinë e Brovinës: Ende nuk po më besohet se çfarë po shoh, dëgjoj e lexoj! Jahjaga pas skandalit me fotogafinë e Brovinës: Ende nuk po më besohet se çfarë po shoh, dëgjoj e lexoj!Rating: 4.8