Home / KOSOVA / “Karriera politike e Dardan Molliqajt po merr fund”

“Karriera politike e Dardan Molliqajt po merr fund”

“Karriera politike e Dardan Molliqajt po merr fund”

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Aliu thotë se Molliqaj po luan lojën e ‘hakmarrjes’.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu thotë se kolegu i tij në parlament Dardan Molliqaj është në fund të karrierës së tij politike.

E gjithë kjo, sipas tij, për shkak të pretendimeve të Molliqajt, se Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të VV’së ka qenë pjesë e SHIK-ut.

‘Ky është fundi i karrierës politike të Dardan Molliqajt”, thotë Aliu në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.

Me deklaratat se Konjufca ka shërbyer në Shërbimin Informativ të Kosovës gjatë viteve 2000-2001, sipas Aliut, Molliqaj e demaskoi vetveten.

“Me këto deklarata Molliqaj është vetë demasku”, theksoi ai.

“Është i pafytyrë që nuk i jep pesë pare që rren”, vazhdoi ai.

Sipas Aliut, Molliqaj po luan lojën e ‘hakmarrjes’.

“Nuk mendoj që është inati. Inati nuk mund të shkojë aq larg’, thotë Aliu.

Sipas tij, anëtari i PSD-së është ‘pjesë e vogël e një projekti të madh të dëmshëm për Kosovën’.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com April 16, 2019 9:43 am ne link https://kosovatoday.com/?p=441652
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . “Karriera politike e Dardan Molliqajt po merr fund” “Karriera politike e Dardan Molliqajt po merr fund”Rating: 4.8