Home / BOTA / Këshilli i Sigurimit të OKB-së sot diskuton për Kosovën

Këshilli i Sigurimit të OKB-së sot diskuton për Kosovën

Këshilli i Sigurimit të OKB-së sot diskuton për Kosovën

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Kosova sot temë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot në Nju Jork do të diskutojë raportin e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut për periudhën nga 16 janari deri më 15 maj të këtij viti.

Në këtë takim ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka paralajmëruar se do të kërkojë shqyrtimin në vazhdimësi të çështjes së Kosovës në KS të OKB-së dhe nevojën e UNMIK-ut që të mbetet i angazhuar në zbatimin konsekuent të objektivave të përcaktuara, pa ndryshuar mandatin.

Aksioni i policisë së Kosovës kundër krimit dhe korrupsionit në veri, përfshirë arrestimin e një pjesëtari të UNMIK-ut, që kishte dalë në rrugë me makinën e tij për të penguar policinë e Kosovës të kryejë aksionin e saj, do të jetë në fokusin e seancës.

Ndryshe, SHBA dhe Britania e Madhe kanë kërkuar disa herë që seancat e KS të OKB-së të reduktohen, duke marrë parasysh realitetin e ri të krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që është kërkuar edhe reduktimi i stafit dhe buxhetit për misionin e UNMIK-ut.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com June 10, 2019 9:23 am ne link https://kosovatoday.com/?p=450708
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Këshilli i Sigurimit të OKB-së sot diskuton për Kosovën Këshilli i Sigurimit të OKB-së sot diskuton për KosovënRating: 4.8