.
Tuesday , July 16 2019
Home / KOSOVA / Ky shtet evropian po e bllokon liberalizimin e vizave

Ky shtet evropian po e bllokon liberalizimin e vizave

Ky shtet evropian po e bllokon liberalizimin e vizave

E konfirmon kryeministri Ramush Haradinaj, Holanda skeptike për liberalizimin e vizave.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka mbajtur një konferencë për media.

Ai është pyetur se çfarë do të ndodhë me liberalizimin e vizave me Kosovën kur dihet se shtetet e fuqishme si Holanda kanë kërkuar sqarime shtesë nga Komisioni Evropian lidhur me këtë çështje.

Haradinaj ka thënë se në çështjen e liberalizmit të vizave ka skepticizëm.

“Ne kemi bë shumë përpjepje në radhë të parë me ia sqaru Gjermanisë, pastaj Francës tani në jemi në përpjekje me i sqaru edhe Holandës. Në çdo shqetësim të tyre me dhënë përgjigje. Unë vetë ia kam dorëzu ambasadorës këtu një material për Ministrin e Brendshëm të Holandës, pra me e qu atje me i dhënë spjegime sepse në raste të caktuara mungon njohuria e saktë se cili është rasti i Kosovës.”

Haradinaj ka thënë se Kosova qëndron më mirë se të gjitha shtetet e rajonit sa i përket përmbushjes së obligimeve për liberalizimin e vizave.

“Çështja e liberalizimit të vizave është premtuese ne kemi marrë një premtim të Gjermanisë për të ec në këtë temë, kuptohet kërkon ende punë por është premtuese” ka thënë Haradinaj.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com July 11, 2019 3:47 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=454938
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ky shtet evropian po e bllokon liberalizimin e vizave Ky shtet evropian po e bllokon liberalizimin e vizaveRating: 4.8