.
Tuesday , July 16 2019
Home / BOTA / Mogherini dhe Pompeo diskutojnë për Ballkanin

Mogherini dhe Pompeo diskutojnë për Ballkanin

Mogherini dhe Pompeo diskutojnë për Ballkanin

Federica Mogherini takohet me Michael R. Pompeo dhe këshilltarin e presidentit amerikan, Kushner, diskutojnë edhe për Ballkanin.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka konfirmuar udhëtimin zyrtar që ka pasur në Washington DC gjatë të martës, ku ka zhvilluar takim bilateral me Sekretarin amerikan të Shtetit, Michael R. Pompeo, si pjesë e një dialogu të rregullt të nivelit të lartë transatlantik, ku gjithashtu pjesë e takimeve ishte edhe këshilltari i presidentit amerikan, Jared Kushner.

Në një takim pozitiv dhe konstruktiv, Përfaqësuesja e Lartë dhe Sekretari Pompeo riafirmuan angazhimin e tyre për një partneritet të fortë strategjik transatlantik, ku diskutuan fushat kryesore të bashkëpunimit bilateral dhe një numër zhvillimesh të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor, Venezuelën, Afganistanin, Libinë, Moldavinë, Rusinë dhe Ukrainë. Ajo gjithashtu e informoi për punën e Bashkimit Evropian sa i përket fushës së sigurisë dhe mbrojtjes, transmeton Telegrafi.

Federica Mogherini gjithashtu është takuar me këshilltarin e presidentit amerikan, Jared Kushner për të diskutua për situatën në Lindjen e Mesme. Ajo nënvizoi interesim themelor të Bashkimit Evropian për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon. Në këtë kontekst, BE-ja është e gatshme të bashkëpunojë me administratën amerikane.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com June 19, 2019 1:06 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=452266
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Mogherini dhe Pompeo diskutojnë për Ballkanin Mogherini dhe Pompeo diskutojnë për BallkaninRating: 4.8