Home / KOSOVA / Opozita në Shqipëri furnizohet me “municioni” nga Kosova për protesta

Opozita në Shqipëri furnizohet me “municioni” nga Kosova për protesta

Opozita në Shqipëri furnizohet me “municioni” nga Kosova për protesta

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

“Municioni” për protestat e opozitës shqiptare vjen nga Kosova.

Fishekzjarrët e kapsollat, si dhe materialet e tjera piroteknike, të cilat në përmbajtjen e tyre kanë squfur, fosfor të përzier me klorat potasiumi, klorate të tjera, apo që përmbajnë njërën nga përzierjet e tilla, të ndaluara në Shqipëri, por që po përdoren me shumicë në protestat e opozitës së këtij vendi po hyjnë ilegalisht nga Kosova.

Kështu ka pohuar ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, të mërkurën, duke akuzuar, madje, se futja e tyre në Shqipëri po bëhet nga politika, shkruan Koha Ditore.

“Bateritë e fishekzjarrëve të ndaluar janë të gjitha të trafikuara, të futura në Shqipëri në mënyrë ilegale dhe të përdorura në mënyrë ilegale. Ndërsa transporti i tyre është realizuar nën koperturë politike si produkt i organizatave politike, kryesisht të PD-së”, tha ministri Lleshaj.

Burime të policisë shqiptare, përfshirë Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Kukësit, kanë bërë të ditur për “Kohën Ditore” se këto materiale të ndaluara dyshohet të kenë hyrë në Shqipëri nga Kosova në mënyrë ilegale, kryesisht nga kufiri i gjelbër, por edhe përmes pikë-kalimeve kufitare si në Tropojë e Has, por edhe në Kukës.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com May 16, 2019 10:14 am ne link https://kosovatoday.com/?p=446701
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Opozita në Shqipëri furnizohet me “municioni” nga Kosova për protesta Opozita në Shqipëri furnizohet me “municioni” nga Kosova për protestaRating: 4.8