.
Tuesday , July 16 2019
Home / KOSOVA / Përplasjet AAK-NISMA konfirmohen edhe nga Haradinaj

Përplasjet AAK-NISMA konfirmohen edhe nga Haradinaj

Përplasjet AAK-NISMA konfirmohen edhe nga Haradinaj

Ramush Haradinaj pranon përplasjet NISMA-AAK, por thotë që koalicioni është i sigurt.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur një përplasje mes deputetëve të NISMA-s dhe AAK-së, ndërkohë është thënë që ka një ftohje ndërmjet dy partnerëve të koalicionit.

Haradinaj ka pranuar se ka përplasje mes zyrtarëve të dy partive, por një gjë të tillë sipas tij nuk e rrezikon koalicionin qeverisës.

Kreu i AAK-së ka thënë se me NISMA-n i kanë ndërtuar raportet që nga koha kur kishin lidhur koalicionin VLAN bashkë me LDK’në.

“Marrëdhëniet e AAK-së me Nismën datojnë me vite, pra që nga koha e VLAN-it, pra që atëherë ne kemi ndërtuar partneritet së bashku atëherë kemi hyrë në koalicion me PDK-në. Në raste të tilla ka përplasje të zyrtarëve. Kam respekt për Nismën dhe Limajn sikurse edhe ata që kanë respekt për ne”, ka thënë kreu i AAK-së.

Kryeministri thotë se që nga fillimi i marrjes së mandatit ka qenë i sfiduar, por thotë që këto përplasje me NISMA-n, nuk e rrezikojnë koalicionin qeverisës.

“Prej fillimit të punës së kësaj qeverie e dini si ka shku puna, kemi qenë të sfiduar që nga fillimi por marrëdhëniet me Nismën nuk e rrezikojnë këtë koalicion”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Haradinaj para mbledhjes së Qeverisë ka pasur një takim kokë më kokë me kreun e NISMA-s, Fatmir Limajn, me të cilin ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com July 11, 2019 3:46 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=454936
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Përplasjet AAK-NISMA konfirmohen edhe nga Haradinaj Përplasjet AAK-NISMA konfirmohen edhe nga HaradinajRating: 4.8