Home / LAJME / Protestojnë gazetarët në Shqipëri: Fjala e lirë, nuk lidhet me zinxhirë

Protestojnë gazetarët në Shqipëri: Fjala e lirë, nuk lidhet me zinxhirë

Protestojnë gazetarët në Shqipëri: Fjala e lirë, nuk lidhet me zinxhirë

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Truproja i kryeprokurores së përkohshme të Shqipërisë, Arta Markut, shtyu gazetarin Renaldo Salianji, ndërsa ai po i drejtonte një pyetje kësaj të fundit.

Ky incident ka indinjuar gazetarët, të cilët dje zgjodhën t’i përgjigjen me një protestë simbolike dhunës pushtetarë. Gazetarë të rinj, që përballen me vështirësi të ndryshme, zgjodhën që së paku të jenë mbështetje për njëri-tjetrin. Disa mikrofonë të lidhur me zinxhirë, varur në derën e hekurt të Prokurorisë, ky ishte mesazhi i gazetarëve.

Ky është realiteti që duan të kundërshtojnë. Ata shprehen se janë kundër kufizimeve që ua pamundësojnë të qenit gazetarë.

“Nëse një gazetar dhunohet para kamerave, si mund të mbrohet një qytetar?”. Kjo është një nga pyetjet që shtrojnë këta gazetarë, të vetëdijshëm se një protestë me tone të ulëta, që forcën e ka te përmbajtja e fjalëve, nuk do mund ta ndryshojë realitetin e hidhur të medias shqiptarë. Megjithatë këta gazetarë shprehen të gatshëm që në organizime të ngjashme të parashtrojnë të gjitha problematikat që has një gazetar i ri sot. /Telegrafi/

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com April 15, 2019 12:29 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=441404
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Protestojnë gazetarët në Shqipëri: Fjala e lirë, nuk lidhet me zinxhirë Protestojnë gazetarët në Shqipëri: Fjala e lirë, nuk lidhet me zinxhirëRating: 4.8