.
Saturday , July 20 2019
Home / KOSOVA / Rindez ‘lufta’ politike në Kosovë, shkak BE-ja

Rindez ‘lufta’ politike në Kosovë, shkak BE-ja

Rindez ‘lufta’ politike në Kosovë, shkak BE-ja

Bashkimi Evropian rindez ‘luftën’ politike në Kosovë.

Deklarata e komisionarit Johannes Hahn se nëse palët dëshirojnë, shkëmbimi i mundshëm i territoreve mund të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi ka rindezur “luftën” politike në vend. Përfaqësuesit e partive politike thonë se deklaratat e tilla para takimit të Berlinit janë të dëmshme dhe njëkohësisht ideja për ndryshim kufijsh është thirrje për luftë, shruan sot Gazeta Zëri.

Deklarata e komisionarit për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe për Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, për “Washington Post” se nëse palët dëshirojnë, shkëmbimi i mundshëm i territoreve mund të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi ka rindezur “luftën” politike në vend.

Ka qenë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ka reaguar i pari ndaj deklaratave të komisionarit të BE-së, duke thënë se kjo ide vjen pak kohë para takimit të Berlinit. Kjo deklaratë e Hahnit, sipas Haradinajt, është e pashpresë dhe shkatërruese për Kosovën, shkruan më tutje Gazeta Zëri.

Idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë i pari e ka prezantuar verën e kaluar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, por kjo është kundërshtuar ashpër nga subjektet kryesore politike në vend duke shprehur drojën e humbjes së veriut të vendit.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com April 17, 2019 9:16 am ne link https://kosovatoday.com/?p=441754
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Rindez ‘lufta’ politike në Kosovë, shkak BE-ja Rindez ‘lufta’ politike në Kosovë, shkak BE-jaRating: 4.8