.
Saturday , July 20 2019
Home / KOSOVA / ‘Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi’

‘Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi’

‘Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi’

Ruçi thotë se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, tha se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi.

Në ditën e dytë të vizitës në Itali, Ruçi u prit nga Presidentja e Senatit italian, Maria Elisabetta Alberti Casellati dhe Presidenti i Dhomës së Deputeteve, Roberto Fico.

“Procesi i Integrimit në BE mbetet nxitja e vetme për vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria i është mirënjohëse Italisë për rolin pozitiv ndaj Kosovës, veçanërisht për votën e saj në Interpol dhe qëndrimin e saj mbi Forcat e Sigurisë së Kosovës. Shqipëria mbështet Kosovën në procesin e integrimit evropian. Populli kosovar e meriton liberalizimin e vizave dhe Shqipëria inkurajon vendet e BE-së të votojnë për liberalizimin e vizave sa më shpejt që të jetë e mundur. Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga BE. Rezultati përfundimtar duhet të jetë një marrëveshje ligjore detyruese për njohjen reciproke që sjell anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtimin e drejtë të pakicave, bazuar në Kushtetutën e Kosovës”, tha Ruçi.

Presidentja e Senatit Casellati nënvizoi vazhdimin e bashkëpunimit me Shqipërinë, ndërsa vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria.

“Bashkëpunimi me Shqipërinë është solid, i vazhdueshëm dhe i gjithanshëm, i mbështetur në miqësinë e fortë midis të dy popujve. Ne vlerësojmë reformat e kryera në Shqipëri, sidomos reformën në drejtësi, një reformë e vështirë, e cila po rindërton besimin e qytetarëve te drejtësia. Mbështetja jonë për integrimin e Shqipërisë buron nga roli i Italisë si themeluese dhe kontribuese e paqes, demokracisë dhe ekuilibrave të BE-së. Italia është qartësisht në mbështetje të afrimit dhe pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE”, pohoi Ruçi./Ora News/’

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com April 17, 2019 9:12 am ne link https://kosovatoday.com/?p=441728
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . ‘Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi’ ‘Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi’Rating: 4.8