.
Friday , July 19 2019
Home / KOSOVA / Skandali me Lorenaden e dëmtoi rëndë imazhin e Kosovës, flet ministri i zhvillimit

Skandali me Lorenaden e dëmtoi rëndë imazhin e Kosovës, flet ministri i zhvillimit

Skandali me Lorenaden e dëmtoi rëndë imazhin e Kosovës, flet ministri i zhvillimit

Loredana Zefi është përfshirë në një skandal mashtrimi të një çifti në Zvicër.

Skandali i reperes kosovare me nënshtetësi zvicerane, Loredana Zefi, ka shkaktuar probleme edhe në Qeverinë e Kosovës, dhe për këtë gjë ka folur ministri i Ekonomisë Valdrin Lluka.

Ai në një prononcim të tij të dhënë së fundi për nau.ch, ka deklaruar se veprimet e Loredana Zefit, dëmtuan imazhin e Kosovës.

Në margjinat e themelimit të Odës Ekonomike Zvicerano-Kosovare, Ministri i Ekonomisë Valdrin Lluka komenton këtë çështje për herë të parë.

“Sigurisht që e kam parë atë ngjarje”, është shprehur ai.

Lluka ka thënë se nuk e njeh Loredanën personalisht, por incidentet e kanë prekur atë.

”Në Kosovë jemi shumë të shqetësuar për të mbrojtur imazhin tonë. Kjo ndodhë veçanërisht për shtetet që janë miqësore me Kosovën”.

“Zvicra historikisht gjithmonë na ka mirëpritur” ka thënë ai.

Por në vend që të flas për rastin e Loredana Zefit, ai preferon të flasë për shembuj pozitiv siç janë Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, lojtarët kosovarë në përfaqësuesen e Zvicrës e njohur si Nati.

”Pikërisht për këto raporte duam t’i tregojmë Zvicrës se jemi njerëz të mirë”.

”Më shumë se gjysma e përfaqësueses zvicerane vijnë nga Kosova”, ka pohuar me krenari ministri Valdrin Lluka kur është pyetur për rastin e reperes Loredana Zefi.

Sipas tij, këta sportistë, do të tregonin fytyrën e vërtetë të Kosovës në raport me shtetet e saj mike, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com May 17, 2019 2:24 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=446930
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Skandali me Lorenaden e dëmtoi rëndë imazhin e Kosovës, flet ministri i zhvillimit Skandali me Lorenaden e dëmtoi rëndë imazhin e Kosovës, flet ministri i zhvillimitRating: 4.8