.
Saturday , July 20 2019
Home / MEDICINE / Shkencëtarët konstatojnë që ekziston shkaktari përse jeni fëmijëror

Shkencëtarët konstatojnë që ekziston shkaktari përse jeni fëmijëror

Shkencëtarët konstatojnë që ekziston shkaktari përse jeni fëmijëror

Ekspertët të cilët merren me studimin e trurit dhe të sistemit nervor konsiderojnë që secili person bëhet i pjekur në periudhë të ndryshme jetësore

Hulumtimet e tyre tregojnë që te personat në moshën nga 18 vjeç në tru ende zhvillohen ndryshime të shumta, të cilat ndikojnë në sjelljen e tyre dhe mund të ndikojnë në zhvillimin potencial të çrregullimit të shëndetit mendor, transmeton Telegrafi.

Profesor Peter Jones nga Universiteti Cambridge thotë që është shumë e komplikuar të definohet periudha kalimtare nga fëmijëria në moshë të pjekur. Ai thekson që fjala është për “kalimin gradual, i cili ndodh gjatë plot tri decenieve”.

Definicioni i tillë është i nevojshëm dhe i dobishëm për “sistemin arsimor, shëndetësor dhe juridik”.

Në të vërtetë, kur mbushni 18 vjet mund të votoni, keni të drejtë të blini alkool, mund të merrni hipotekë, mirëpo nëse bini në telashe me policinë, ndaj jush sillen si ndaj përsosnit të rritur.

Me gjithë këtë, profesori Jones thotë se është i bindur që gjyqtarët me përvojë arrijnë të identifikojnë dallimin, kur është fjala për veprën e dënueshme midis të akuzuarit 19-vjeçar dhe “kriminelit të papërmirësueshëm” të moshës 30-vjeçare.

“Mendoj që sistemi i përshtatet atij i cili fshihet pas dukjes dhe që njerëzve nuk u pëlqen ideja mbi vemëzën e cila brenda natës shndërrohet në flutur”, thotë ai.

“Nuk ekziston fëmijëri dhe, përnjëherë, brenda natës të bëhet person i pjekur. Fjala është për udhëtimin e gjatë dhe gradual”./Telegrafi/

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com April 17, 2019 9:43 am ne link https://kosovatoday.com/?p=441925
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Shkencëtarët konstatojnë që ekziston shkaktari përse jeni fëmijëror Shkencëtarët konstatojnë që ekziston shkaktari përse jeni fëmijërorRating: 4.8