Home / SHOWBIZ / Dalin pamje nga shtëpia e Ritës në Prishtinë

Dalin pamje nga shtëpia e Ritës në Prishtinë

Dalin pamje nga shtëpia e Ritës në Prishtinë

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Rita Ora është këngëtarja me origjinë shqiptare por që karrierën e saj e zhvillon në Angli atje ku edhe është rritur.

Vera Ora, nëna e këngëtares së njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar fotografinë e shtëpisë së tyre në Prishtinë.

“Shtëpia është aty ku është zemra. Ani pse jetojmë në Londër është shumë e rëndësishme për neve dhe fëmijët tonë të kemi mundësi të vizitojmë vendlindjen, Prishtinë, Kosovë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Siç duket familja e këngëtares shqiptare kanë blerë shtëpi në Parkun e Bërnicës në Prishtinë, përcjell rtv21.

Kujtojmë që Rita Ora asnjëherë nuk heziton t’i tregojë botës për vendlindjen, si dhe çdoherë shprehet e gatshme të mbështesë shtetin e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi.

Në muajin prill, këngëtarja shqiptare qëndroi në Kosovë në kuadër të një misioni bamirësie në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

Gjatë fjalimit, Rita u shpreh që është e lumtur dhe krenare që është nga Kosova. “Carry On” është projekti i fundit muzikor i artistes në bashkëpunim me Kygon, e cila njëkohësisht është edhe kolonë zanore e filmit të animuar, “Pokemon Detective Pikachu”.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com May 6, 2019 10:15 am ne link https://kosovatoday.com/?p=445136
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Dalin pamje nga shtëpia e Ritës në Prishtinë Dalin pamje nga shtëpia e Ritës në PrishtinëRating: 4.8