.
Friday , July 19 2019
Home / SHOWBIZ / Këngëtari shqiptar tregon fillimin e vështirë në muzikë: Mësuesja më godiste me shkop në duar (Foto)

Këngëtari shqiptar tregon fillimin e vështirë në muzikë: Mësuesja më godiste me shkop në duar (Foto)

Këngëtari shqiptar tregon fillimin e vështirë në muzikë: Mësuesja më godiste me shkop në duar (Foto)

Këngëtari shqiptar Ermal Meta fitues i festivalit të Sanremos në vitin 2018 ka realizuar mbrëmjen që lamë pas një koncert në Pallatin e Kongreseve.

Ermali ka treguar disa nga të pathënat e jetës së tij në një intervistë për TiranaPost me gazetaren Iva Tiço.

Ermali ka treguar rreth fillesave të tij me muzikën të cilat nuk duken të kenë qenë shumë të mira. Viti i vetëm kur Ermal Meta ka qenë në një pjesë në një shkolle muzike ishte në kohën kur ende jetonte në Fier. “Mbaj mend vetëm atë shkopin e gjatë që kishte mësuesja e pianos dhe më godiste tek duart,”-u shpreh Meta.

Këngëtari vijoi duke thënë se pasioni i tij për muzikën vazhdoi i njëjtë edhe kur u largua nga vendi. Shkak që pasioni i tij të vazhdonte u bë një tastierë e vogël, të cilën nëna e tij ia kishte dhuruar të motrës, por që e përvetësoi këngëtari.

“Ka shumë njerëz që kanë studiuar vetë. Mjafton të kesh pasion. Mamaja bleu një tastierë për motrën, se donte që ajo të bëhej violiniste. Por motrës nuk i interesonte fare violina dhe ajo mendoi se mund t’i interesonte pianoja, ndaj dhe bleu një tastierë të vogël. Atë tastierën brenda dy ditësh e mora unë. I thashë ok, lerë ti se është puna ime kjo,”-përfundoi Meta.

Këngëtari shqiptar tregon fillimin e vështirë në muzikë: Mësuesja më godiste me shkop në duar

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com March 6, 2019 11:37 am ne link https://kosovatoday.com/?p=436474
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Këngëtari shqiptar tregon fillimin e vështirë në muzikë: Mësuesja më godiste me shkop në duar (Foto) Këngëtari shqiptar tregon fillimin e vështirë në muzikë: Mësuesja më godiste me shkop në duar (Foto)Rating: 4.8