Home / SPORT / Festë në Milan, klubit i bashkohet zyrtari i FIFA-s

Festë në Milan, klubit i bashkohet zyrtari i FIFA-s

Festë në Milan, klubit i bashkohet zyrtari i FIFA-s

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Lajmi mirë për ekipin e rossonerëve.

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Zvonimir Boban, është kthyer në Milan. Ai e ka lënë pozitën e tij në shtëpinë e futbollit botëror për t’u emëruar në pozitën e zyrtarit kryesor për futboll në klubin e kuqezinjve.

FIFA ka bërë të ditur se ish-futbollisti kroat do të largohet nga detyra e tij në këtë organizatë gjatë ditëve në vijim, transmeton Express.

“Do t’i jem përgjithmonë falënderues presidentit të FIFA-s, Gianni Infantinos, për mundësinë që ma ka dhënë”, është shprehur Boban.

“Njerëzit në Milan janë familja ime dhe qyteti i Milanos dhe Italia janë shtëpia ime. Unë e kam një dëshirë të zjarrtë për t’i ndihmuar këtij klubi të lavdishëm, që do të thotë shumë për mua”.

Ai i bashkohet Milanit në një periudhë të vështirë për klubin që ka qenë shtatë herë kampion i Evropës. Vetë kroati i kishte ndihmuar kuqezinjve ta fitojnë titullin e Ligës së Kampionëve në vitin 1994.

Milani e mbylli sezonin e kaluar, 2018/10, në pozitën e gjashtë në tabelën e Serisë A, duke dështuar edhe një herë të kualifikohet në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, ku s’ka marrë pjesë që gjashtë vjet.

UEFA është duke e hetuar Milanit për momentin për parregullsi financiare dhe e ka kërcënuar klubin me pezullim nga garat evropiane për një sezon nëse ata nuk arrijnë t’i përmbushin kriteret deri në qershor të vitit 2021.

Gjatë karrierës së tij si futbollist, Bobani i kishte ndihmuar edhe Kroacisë të arrijë deri në fazën gjysmëfinale të Kupës së Botës, në vitin 1998.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com June 14, 2019 3:39 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=451730
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Festë në Milan, klubit i bashkohet zyrtari i FIFA-s Festë në Milan, klubit i bashkohet zyrtari i FIFA-sRating: 4.8