Home / SPORT / Guardiola: S’jemi të gatshëm për Ligën e Kampionëve

Guardiola: S’jemi të gatshëm për Ligën e Kampionëve

Guardiola: S’jemi të gatshëm për Ligën e Kampionëve

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Pas ndeshjes me Schalken, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka thënë se Manchester City po tregon se nuk është i gatshëm për Champions League.

City ia fali Schalkes një epërsi prej 2:1 me dy penallti në pjesën e parë dhe në fillim të pjesës së dytë ia lehtësoi punën pasi Nicolas Otamendi u përjashtua me karton të kuq, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, anglezët luftuan dhe e siguruan fitoren 3:2 me dy gola të vonshëm nga Leroy Sane dhe Raheem Sterling, në një mbarim dramatik të ndeshjes.

“Rezultati është i jashtëzakonshëm, tri gola si mysafir, por ne ia falem dy gola kundërshtarit dhe morën një karton të kuq”, tha Guardiola

Por, trajneri spanjoll beson se në një nivel kaq të lartë të futbollit si në Ligën e Kampionëve, sfiduesi i trofeut nuk guxon të gabojë.

“Në këtë nivel, nuk kemi gjasa. Ne ende nuk jemi të gatshëm të luftojmë për Ligën e Kampionëve”, tha Guardiola.

Ndeshja e kthimit mes këtyrë dy skuadrave zhvillohet pas tri javësh në Etihad.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 21, 2019 2:10 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=429548
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Guardiola: S’jemi të gatshëm për Ligën e Kampionëve Guardiola: S’jemi të gatshëm për Ligën e KampionëveRating: 4.8