Home / SPORT / Me 10 lojtar, Manchester City shënon fitore ndaj Schalkes

Me 10 lojtar, Manchester City shënon fitore ndaj Schalkes

Me 10 lojtar, Manchester City shënon fitore ndaj Schalkes

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Schalke ka pësuar humbje nga Manchester City me rezultat 3 me 2.

Leroy Sane dhe Raheem Sterling e përmbysën rezultatin nga 1:2 në 3:2, përkundër se Manchester City po luante me një lojtar më pak që prej minutës së 68-të, kur Nicola Otamendi u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë.

Sergio Aguero e kaloi Man Cityn në epërsi pas vetëm 18 minutave lojë, duke dhënë përshtypjen e një dominimi të pritshëm të vizitorëve.

Por, Schalkes iu deshën vetëm shtatë minuta në fund të pjesës së parë për ta përmbysur rezultatin falë dy penalltive.

Nabil Bentaleb realizoi dy herë nga penalltia për t’i dhënë vendasve epërsinë prej 2:1.

Pjesa e dytë nisi edhe më keq për kampionin e Anglisë, pasi Nicolas Otamendi mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja në minutën e 68-të.

Megjithatë, Leroy Sane dhe Raheem Sterling tronditen Veltins Arenan, duke e rikthyer rezultatin në favor të skuadrës së Pep Guardiolës.

Sterling e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 85-të dhe vetëm pesë minuta më vonë, Sane shënoi për 3:2, duke i dhënë Ciyt epërsinë e kërkuar për ndeshjen e kthimit pas tri javësh në Etihad.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 21, 2019 12:00 am ne link https://kosovatoday.com/?p=429225
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Me 10 lojtar, Manchester City shënon fitore ndaj Schalkes Me 10 lojtar, Manchester City shënon fitore ndaj SchalkesRating: 4.8