.
Tuesday , July 16 2019
Home / SPORT / Nuk e ka ndërmend të dorëzohet, Man Utd e do me ҫdo kusht yllin e Leicester Cityt

Nuk e ka ndërmend të dorëzohet, Man Utd e do me ҫdo kusht yllin e Leicester Cityt

Nuk e ka ndërmend të dorëzohet, Man Utd e do me ҫdo kusht yllin e Leicester Cityt

Ylli i Leicester Cityt duket se është synimi i radhës i Manchester Unitedit.

Tentimet e Manchester Unitedit për ta transferuar Harry Maguiren nga Leicester City gjatë këtij afati kalimtar të verës nuk kanë të ndalur dhe klubi anglez dëshiron që së shpejti ta kompletojë këtë transferim.

Manchester Unitedi e kaloi rivalin Manchester Cityn në garën për mbrojtësin anglez, duke e ngritur ofertën në 70 milionë funte, pas ofertave fillestare të të dy klubeve muajin e kaluar, në vlerë prej 65 milionë funteve.

Por, Leicester City e ka bërë të qartë se ata nuk janë interesuar ta shesin Maguiren me këtë çmim, veçanërisht pasi Manchester Unitedi i shpenzoi 50 milionë funte për Aaron Ëan-Bissakan. Drejtuesit e Leicester Cityt besojnë se Maguire vlen shumë më shumë për shkak të përvojës së tij.

Pronari i Leicesterit, Aiyaëatt Srivaddhanaprabha, nuk dëshiron të pranojë ofertën e dy klubeve të Mançesterit për Maguiren, pasi që ai i ka edhe katër vjet në kontratën e tij dhe shihet si lojtar kyç në skuadrën e tyre.

Manchester Unitedi tashmë i ka transferuar dy futbollistë të rinj anglez këtë verë, Daniel Jamesin nga Sëansea City dhe Ëan-Bissakan nga Crystal Palace. Sky Sports raporton se “Djajtë e kuq” po tentojnë ende ta përforcojnë skuadrën edhe me Maguire.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com July 11, 2019 3:53 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=454984
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Nuk e ka ndërmend të dorëzohet, Man Utd e do me ҫdo kusht yllin e Leicester Cityt Nuk e ka ndërmend të dorëzohet, Man Utd e do me ҫdo kusht yllin e Leicester CitytRating: 4.8