Home / SPORT / S”ka kush që e ndal Messin, ia terron Sevillës me tre gola

S”ka kush që e ndal Messin, ia terron Sevillës me tre gola

S”ka kush që e ndal Messin, ia terron Sevillës me tre gola

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Ka përfunduar derbi mes Sevillës dhe Barcelonës.

Lionel Messi konfirmoi për të disatën herë se është një protagonisti absolut i sukseseve të Barcelonës dhe padyshim nga futbollistët më të mirë në histori.

Argjentinasi dhuroi një tjetër 90-minutësh magjik në “Ramon Sanchez Pizjuan”, ku shënoi 3 herë dhe i dha Barcelonës fitoren 2-4 në transfertën përballë Sevillas.

Andaluzianët zhvilluan një pjesë të parë thuajse perfekte, pasi arritën të kalojnë dy herë në avantazh, por në të dy rastet hasën në kundërpërgjigjen e Messit, që riktheu baraspeshën me dy gola mjaft të bukur.

Kapiteni i katalanëve ishte vendimtar edhe në minutën e 85-të kur shënoi me mjaft elegancë golin e tretë personal dhe për Barcelonën, duke kaluar këta të fundit për herë të parë në avantazh.

Në minutat shtesë pati kohë edhe për një gol të Luis Suarez, që përveçse shënoi emrin në listën e golshënuesve, “vrau” edhe shpresën e vendasve për të barazuar.

Me këtë fitore, Barcelona çon përkohësisht në 10 pikë diferencën nga ndjekësja më e afërt në kampionat, Atleticoja e Madridit.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 23, 2019 6:30 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=430848
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . S”ka kush që e ndal Messin, ia terron Sevillës me tre gola S”ka kush që e ndal Messin, ia terron Sevillës me tre golaRating: 4.8