.
Tuesday , July 16 2019
Home / TECH / Kindle Oasis lehtëson leximin në errësirë (Foto)

Kindle Oasis lehtëson leximin në errësirë (Foto)

Kindle Oasis lehtëson leximin në errësirë (Foto)

Amazon e ka lansuar versionin më të lirë të Kindle në fillim të këtij vitit, ndërsa ata që kanë për të shpëtuar më shumë, duhet ta blejnë versionin e fundit që është shumë më i mirë.

Tashmë kanë filluar para porositë për Kindle Oasis, çmimi i së cilës fillon nga 250 dollarë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, për ata që lexojnë gjatë natës, pagesa arsyetohet me sistemin që ka pajisja për mbrojtjen e syve gjatë natës.

Në monitorin e tabletit, është shtuar ngjyrë portokalli, duke bërë që leximi në errësirë të jetë shumë më i lehtë.

Monitori me shtatë inç është përditësuar edhe me lehtësimin e ndryshimit të faqeve, për ta bërë rrëshqitjen më të butë dhe librat virtual sa më të këndshëm. Rezolucioni i dobët, ka qenë një prej arsyeve që nuk është pëlqyer aq shumë versioni fundit që u lansua në prill.

Megjithëse kushton 250 dollarë, apo 30 dollarë më shumë për më shumë hapësirë, është shumë i përshtatshëm për ata që lexojnë natën.

Leximi i Kindle Oasis, nuk i mundon aspak sytë, ndërsa mund të porositet duke filluar nga 24 korriku, për lexim sa më të këndshëm. /Telegrafi/

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com June 21, 2019 9:03 am ne link https://kosovatoday.com/?p=452596
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Kindle Oasis lehtëson leximin në errësirë (Foto) Kindle Oasis lehtëson leximin në errësirë (Foto)Rating: 4.8