.
Saturday , July 20 2019
Home / VIDEO / Reka-Zaevit: Ku shkruan që shqiptari s’mund të bëhet President?

Reka-Zaevit: Ku shkruan që shqiptari s’mund të bëhet President?

Reka-Zaevit: Ku shkruan që shqiptari s’mund të bëhet President?

Kandidati për President të Maqedonisë Veriore, Blerim Reka, në një intervistë për emisionin Pressing ka folur rreth kandidaturës së tij dhe mospërkrahja nga politikanët shqiptarë, që tashmë janë rreshtuar krahas kundërkandidatit maqedonas.

Reka thotë se shqiptarët akoma vazhdojnë të jenë inferiorë ndaj maqedonasve, e kjo duhet të ndryshojë. Ai shpjegon se kandidatura e tij për president është krejtësisht legjitime dhe e logjikshme.

Kandidati shqiptar i është përgjigjur kryeministrit Zoran Zaev, sipas të cilit, shqiptarët e kanë postikn e kryeparlamentarit dhe nuk mund ta marrin edhe postin e Presidentin.

“Kam dhe një mesazh për kryeministrin Zaev që do të thotë se shqiptarët e kanë postin e kryeparlamentarit dhe nuk mund ta kenë Presidentin. E pyes presidentin se ku shkruan që një shqiptar nuk mund të bëhet President”, ka thënë Reka.

Ai ka komentuar edhe politikanët shqiptarë, që nuk po e përkrahin atë për garën presidenciale, por janë rreshtuar kah kandidati maqedonas.

“Vetëm për një javë del nëpër anketa që do të më votojnë 81 për qind. Para një jave po . Pas gjashtë ditëve përveç kryesive të partive shqiptare që do ta votojnë kandidatin maqedonas, të gjithë shqiptarët do të më votojnë mua”, është shprehur Reka.

Ai thotë se ka përkrahjen nga fillimi të dy partive shqiptarë ndërsa të tjerat, si BDI’ja e Ali Ahmeti, dhe partia e Mendu Thaçit janë kundër.

Besa dhe partia e Ziadin Selës janë të vetmet parti që u rreshtuan prapa meje”, ka thënë Reka.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com April 17, 2019 9:19 am ne link https://kosovatoday.com/?p=441773
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Reka-Zaevit: Ku shkruan që shqiptari s’mund të bëhet President? Reka-Zaevit: Ku shkruan që shqiptari s’mund të bëhet President?Rating: 4.8