25 punonjës policie u prekën nga koronavirusi, Veliu tregon gjendjen e tyre

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu raportoi sot online në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, për rezultatet e punës së Policisë së Shtetit gjatë vitit 2019.

Ai bëri me dijë se që nga nisja e pandemisë janë prekur 25 persona në radhët e policisë por tashmë janë shëruar të gjithë

“Janë prekur 25 persona në radhët e policisë, por janë shëruar të gjithë deri tani”, tha Ardi Veliu.

Ai theksoi se janë marrë masa për mirëorganizimin e punës së policisë, por shtoi se ka pasur edhe raste problematike duke veçuar rastin e Himarës ku theksoi se mungonte mobilizimi kundër Covid-19.

“Shtrirja e pandemisë kaloi më shumë se dy muaj dhe ka pasur edhe raste kur punonjës policie nuk e ka kryer më së miri detyrën. Janë marrë masa për ta dhe për një pjesë kanë nisur hetimet. Janë marrë masa ndaj komisariatit të Himarë sepse kishin të bënim me mungesë të strukturës organizative. Ka pasur tendencë për të organizuar tubime apo protesta.

Për të gjitha rastet janë referuar pranë prokurorive të rretheve gjyqësore aty ku kanë ndodhur tubimet. Veç rasteve të referimit për organizimit janë marrë masa në zbatim të aktit normativ ne shoqërime, gjobë apo bllokim mjeti”, tha Veliu.

Sa i përket kultivimit të narkotikëve, Veliu tha se është goditur aktiviteti i trafikimit.

“Kemi zhvilluar monitorime nga ajri. Mbi 90 mijë bimë narkotike të asgjësuara. 193 autorë janë proceduar penalisht, mes tyre kryepleqë dhe punonjës policie. 94,7% e veprave penale në fushën e narkotikëve janë zbuluar”, tha ai.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !