25 viktima dhe 884 raste të reja me koronavirus në Greqi.Ja mosha mesatare e rasteve

Reklama

884 raste të reja me koronavirus dhe 25 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit në Greqi. Mosha mesatare e rasteve është 44 vjeç, ndërsa e viktimave 79 vjeç.

Ndërkohë që në spitale po trajtohen 326 pacientë. Mosha e tyre mesatare është 70 vjeç. Numri i përgjithshëm i rasteve në Greqi është 179,802 (ndryshimi ditor + 0,5%), nga të cilat 51.8% janë burra.

Me 25 fatalitetet që u shënuan sot, që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 6,297 vdekje. 95.7% kishin një sëmundje tjetër.

The post 25 viktima dhe 884 raste të reja me koronavirus në Greqi.Ja mosha mesatare e rasteve appeared first on Hapur.

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...