4 raste të reja me koronavirus, të infektuarit janë nga këto komuna

71 persona të shëruar nga koronavirusi në Malishevë, vetëm edhe 4 raste me të infektuar

Në vendin tonë janë konfirmuar edhe 4 raste të reja me koronavirus.

IKSHPK ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe katër raste të reja me virusin Covid-19 në Kosovë.

Po ashtu, sot janë shëruar 43 persona nga ky infeksion.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Prizren, 1 rast Zhur), një 1 rast me vendbanim në Rahovec dhe një 1 rast Leposaviq.

Numri i përgjithsëm i të infektuarve ka shkuar në 860, ndërsa 533 prej tyre janë shëruar.

26 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit nga ky virus, por që ata kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese.

IKSHPK bën thirrje që të respektohen rekomandimet dhe të mbahet higjena e distanca sociale në mënyrë që të dilet sa më shpejt nga kjo krizë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !