6 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosovari vritet nga dhëndri në Gjermani

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24-orësh të IKSHPK-së për rastet e reja me COVID-19 në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë nuk është regjistruar ndonjë rast i vdekjes, ndërsa janë regjistruar 6 raste të reja pozitive me koronavirus.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe janë shëruar 19 qytetarë.

Në Kosovë aktualisht janë 390 raste aktive me COVID-19.

Njoftimi i plotë:

08 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 48 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.035 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.309 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.985 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 797 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.616.

Në total numri i rasteve aktive është 390.

Kosovari vritet nga dhëndri në Gjermani