A do ta pranonte Hashim Thaçi një vizitë nga Albin Kurti? Flet Abelard Tahiri

Vdes presidenti i parë i Ukrainës

Shefi i deputetëve të PDK’së në Kuvendin e Kosovës, Abelard Tahiri, mendon se ish-presidenti Hashim Thaçi do të pranonte një vizitë në Hagë nga presidentja Vjosa Osmani ose kryeministri Albin Kurti.

Komentet ai i bëri në emisionin Pressing në T7.

“Në parim duke e njohur presidentin Thaçi, një vizitë të tillë të nivelit të lartë shtetëror, qoftë nga presidenti, qoftë nga kryeministri, qoftë nga kryeparlamentari, nuk besoj se do të refuzonte. Besoj se do të pritej”, tha Tahiri.

“Në anën tjetër ne kemi pasur bashkëpunim në parlament në këtë rast me drejtues të VV’së, jo me z.Kurti por me z.Konjufca dhe të tjerë, mirëpo deri sot asnjëherë një çështje e tillë nuk është ngrit me ata”, shpjegoi ai.