Marco Asensio pritet të largohet këtë verë nga Real Madrid.
Newcastle Unitedi po insiston në transferimin e Marco Asensios, bën të ditur “AS” të martën.
Krerët e ekipit anglez pritet ta bindin Real Madridin në lirimin e Asensios duke e rritur ofertën për kartonin e tij.
Newcastle do të ofrojë rreth 35 milionë euro me bonuse për të siguruar shërbimet e Asensios.
26-vjeçari pritet të largohet nga Real këtë verë pasi nuk i është ofruar rinovimi i kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.