A do të jetë Milani kundërshtarja e Barcelonës për trofeun Gamper

Milan mposht klubet e mëdha evropiane për yllin e madh

Milan mund të jetë kundërshtarja e Barcelonës për trofeun Gamper.

Barcelona po kërkon një kundërshtar për trofeun tradicional, Joan Gamper.

Barcelona luan çdo vit një ndeshje me karakter të miqësores, por që ndanë trofeun ‘Joan Gamper’, për skuadrën fituese.

Secilën verë, Barca pret ndonjë skuadër në ‘Camp Nou’. Për këtë vit, në plan ishte përballja me Romën, por këta të fundit u tërhoqën, përcjell lajmi.

Tani, mediat spanjolle insistojnë se Barca ka gjetur skuadrën e re për t’u përballur.

Thuhet se Milan do të zëvendësojë skuadrën e Romës dhe do të jetë kundërshtarja e Barcës këtë sezon.

Mbetet të shihet nëse një gjë e tillë do të zyrtarizohet.