A do të jetë Vasil Laçi i dytë? Meta: Jam në krye të detyrës

Nderimi i Vasil Laçit krijoi aludime të shumta për simbolikën që zgjodhi Presidenti Ilir Meta në situatën politike ku ndodhet vendi.

Por i pyetur nëse ai do tëjetë një Vasil Laçi i dytë, u shpreh se “Nuk jam këtu për t’iu përgjigjur komenteve tuaja, mesazhet e mia ishin të qarta, në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të atdheut, përzgjodha dy figura për të vlerësuar. Përtej çdo aspekti ideologjik, sepse i takojnë ideologjisë kombëtare dhe janë pjesë e krenarisë kombëtare, Mujo Ulqinaku dhe Vasil Laçi, i cili i dha mesazhet e tij të qarta dhe prandaj qëndron në përjetësi. Aludimet e tjera janë çështje e juaja, unë jam në krye të detyrës dhe kam bërë të qartë, uroj më të mirën për zhvillimet, por jo çdo gjë varet nga unë. Deri në 2022 do të jem kështjellë e mbrojtjes së Kushtetutës. Kjo është një çështje e padiskutueshme”.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !