A do të paguajnë qytetarët më pak rrymë? – Kurti flet pas rikthimit të bllokut B2

Odës së Hotelerisë i reagon Qeverisë për masat e reja: Vendime të njëanshme

Kurti flet për rikthimin e bllokut B2.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas rikthimin në funksion të bllokut B2 të Termocentralit “Kosova B”.

Ai ka thënë se blloku B2 është kthyer në punë sot në ora 10:15 me fuqi 245 MË, shkruan lajmi.net.

Kurti ka bërë të ditur se tashmë Kosova do të paguajë 50 mijë euro import më pak.

“Sinkronizimi është bërë mbrëmë në ora 23:55, gjendja e turbinës është e mirë dhe nuk ka pasur nevojë për balancim. Me fjalë tjera, për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak, e deri nesër në mëngjes rreth 1,2 milion euro më pak se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas. Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë neve. Eh sikur ta kishim tash TC ‘Kosova A’ të rindërtuar nga Bilfingeri gjerman dhe blloqet B3 dhe B4 me nga 300 MË fuqi secila”, ka shkruar Kurti.

Statusi i plotë i kryeministrit:

Rreth 200 euro kushtoi 1 MËh në bursën ndërkombëtare të energjisë dje. Mirëpo sot në ora 10:15 u kthye në punë blloku B2 i TC ‘Kosova B’, me fuqi 245 MË. Sinkronizimi është bërë mbrëmë në ora 23:55, gjendja e turbinës është e mirë dhe nuk ka pasur nevojë për balancim.

Me fjalë tjera, për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak, e deri nesër në mëngjes rreth 1,2 milion euro më pak se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas. Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë neve. Eh sikur ta kishim tash TC ‘Kosova A’ të rindërtuar nga Bilfingeri gjerman dhe blloqet B3 dhe B4 me nga 300 MË fuqi secila.