A doli virusi nga laboratori i Wuhanit? Kryeeksperti i SHBA përplaset me Donald Trump

Debati për plazmën e pacientëve të shëruar, mjeku italian tregon rezultatin tek të sëmurët rëndë

Debati për plazmën e pacientëve të shëruar, mjeku italian tregon rezultatin tek të sëmurët rëndëNë një intervistë për National Geograhic, Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA, iu bashkua pretendimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që i sheh me skepticizëm pretendimet se koronavirusi u krijua në një laborator në Kinë.

Nëse shikoni evolucionin e virusit tek lakuriqët e natës dhe çfarë ka tjetër atje jashtë, provat shkencore janë shumë të forta se ky virus nuk mund të jetë manipuluar artificialisht ose me qëllim,” tha Fauci. “Gjithçka që lidhet me evolucioni hap pas hapi me kalimin e kohës tregon se virusi i ri evoluoi në natyrë dhe pastaj kaloi nga një specie në tjetrën”, ishte komenti i tij.

Disa ditë më parë, agjencitë amerikane të inteligjencës e hodhën poshtë të paktën një teori në lidhje me origjinën e koronavirusit, duke thënë se provat tregojnë se virusi nuk është krijuar në një laborator kinez, shkruan Gazeta SHQIP.

Por zyrtarët thonë se ata ende po shqyrtojnë nëse shpërthimi, i cili filloi në Kinë, u shkaktua nga kontakti njerëzor me kafshët apo nëse u përhap si rezultat i ndonjë aksidenti shkencor. Presidenti Donald Trump sakaq ka hedhur vazhdimisht dyshime mbi deklaratat e bëra nga Kina dhe nga OBSH, e theksoi se ka parë prova që virusi ka dalë nga laboratori.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !