Abrashi thotë se letra kërcënuese e Kurtit ndaj Kushtetueses është sinjal për rrëshqitje në diktaturë

U tha se Abdixhiku refuzoi të jetë Ministër në Qeverinë Hoti, vjen reagimi i Abrashit

LDK ka reaguar ndaj letrës kërcënuese që kryeministri në detyrë Albin Kurti i ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë kryeministri në detyrë Albin Kurti, është duke e drejtuar vendin drejt diktaturës. Sipas tij, duke mos respektuar asnjë procedurë, Kurti mori vendim për kufizimin e lëvizjes për shkak të pandemisë, e cila sipas tij, me pas u konfirmua si shkelje kushtetuese.

Sipas Abrashit, ai krye në vete vendosi edhe në herën e dytë.

Ai ka shtuar se Kurti e uli nivelin e menaxhimit shtetëror nga qeveria në ministri në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese.

“Këto masa antikushtetuese janë vendosur nga qeveria pa votat e LDK-së. Kërkojmë urgjentisht të shfuqizohen vendimet për karantinim. Urgjentisht, Prishtina të hiqet nga karantina”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se “letra kërcënuese e Kurtit ndaj Gjykatës Kushtetuese është sinjal për rrëshqitje në diktaturë”.

“Duke u zhytur edhe më shumë në tendencat për të kontrolluar gjithçka, i është drejtuar me një letër kërcënuese Gjykatës Kushtetuese duke thënë se nëse merr për bazë ankesa tjera tregohet e anshme. Pra vendimet e çdo institucioni duhet të jenë në sinkron me të përndryshe ai tregohet i anshëm”, ka thënë ai.

Abrashi ka thënë se në këto ditë të qeverisjes, Kurti shfaqi dromca dashurie për Serbinë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !